LSDM: Mickoski dhe VMRO-DPMNE të heqin duart nga sindikatat

LSDM: Mickoski dhe VMRO-DPMNE të heqin duart nga sindikatat

Ajo që shohim se po ndodh sërisht është ndërhyrje politike dhe presion mbi sindikatat nga qeveria e VMRO-DPMNE-së. Kjo do të thotë të heshtet zëri i punëtorëve, i sindikatave, për t’i mbyllur gojën. Qëllimi është të përçahet sindikata dhe të mos i bëhet presion qeverisë për politikat e gabuara dhe mungesën e rritjes së pagave, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

“Ndonëse VMRO-DPMNE-ja para zgjedhjeve premtoi paga më të larta për punëtorët, tashmë është e qartë se ata nuk do ta përmbushin premtimin. Me këtë qeveri nuk do të ketë paga më të larta. LSDM me vite ka realizuar një dialog social të suksesshëm, ka respektuar si sindikatat ashtu edhe punëtorët dhe kemi rritur pagat në të gjithë sektorët”, thonë nga LSDM.

Nga LSDM shtojnë se mbeten në anën e punëtorëve dhe se përmes Kuvendit, por edhe përmes të gjithë mekanizmave demokratikë që kanë në dispozicion, do të bëjmë presion mbi pushtetin aktual që të ndryshojë politikat e gabuara.

MARKETING