Fërçkoski jep dorëheqje nga pozita e ambasadorit në OKB

Fërçkoski jep dorëheqje nga pozita e ambasadorit në OKB

Ljubomir Fërçkoski është tërhequr nga posti i ambasadorit dhe përfaqësuesit të përhershëm të Maqedonisë së Veriut në Kombet e Bashkuara (OKB) në Nju Jork. Fërçkovski dorëheqjen ia dorëzoi presidentes Gordana Siljanovska-Davkova dhe për vendimin e tij e njoftoi Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ).

Së fundmi ai është thirrur në një bisedë në MPJ për parregullsi financiare të dyshuara në funksionimin e zyrës së përfaqësimit. Ndërkaq, biseda me shefin e diplomacisë, Timço Mucunski, nuk është realizuar për arsye shëndetësore të Fërçkoskit.
Në një deklaratë për Libertas, Fërçkoski vlerëson se dorëheqja nuk mund të ndikojë në funksionimin e Misionit në aspektin teknik, por mund të ndikojë në realizimin e projektit “Promovimi i dialogut dhe ndërmjetësimi me qëllim të parandalimit të gjenocidit dhe krimeve të ngjashme (krime lufte dhe krimet kundër njerëzimit).
Ish-ministri i Punëve të Brendshme dhe të Jashtme u emërua në postin e ambasadorit në Nju Jork në vitin 2022. Dekretin për emërimin e tij e ka nënshkruar shefi i atëhershëm i shtetit Stevo Pendarovski.

MARKETING