(VIDEO) Për çdo ditë nga 40 zjarre, për momentin flakët djegin në 16 vende

(VIDEO) Për çdo ditë nga 40 zjarre, për momentin flakët djegin në 16 vende

Lufta me flakët e zjarreve ende vazhdon. Nga Qendra për Menaxhimin e Krizave kanë njoftuar se vetëm gjatë 24 orët e fundit janë regjistruar gjithësej 42 zjarre. Nga numri i përgjithshëm i zjarreve të regjistruara gjatë ditës dhe natës së kaluar, 11 prej tyre janë aktive dhe gjashtë të tjerë janë nën kontroll.

Qendra për Menaxhimin e Krizave

“Dy vatra zjarri janë aktive në komunën Dollnen dhe Probishtip. Nga një zjarr aktiv ka në komunat Dibër, Mavrovë – Rostushë, Makedonski Brod, Plasnicë, Çashkë. Dy zjarret e fundit janë në territorin e dy komunave – njëra në Ohër dhe Resnjë dhe tjetra në Demir Hisar dhe Kërçovë”.

Zjarret që janë nën kontroll, janë në komunat: Kërçovë, Novac, Makedonski Brod, Demir Hisar, Dellçevë dhe Çashkë.

Nga Qendra për Menaxhimin e Krizave theksojnë se në numrin e vetëm të urgjencës – 112 janë regjistruar 2 342 thirrje, ku 53,80%  e tyre janë kategorizuar si “reale”.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING