Në VK Tabanoc rritet frekuentimi i automjeteve

Në VK Tabanoc rritet frekuentimi i automjeteve

Në VK Tabanoc për dalje dhe hyrje vërehet frekuentim i rritur i automjeteve. Në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa të gjata, kumtoi LAMM.

Komunikacioni në rrugët tjera shtetërore zhvillohet pa ndërprerë, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është rritur.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

MARKETING