Ixhet Memeti pranon fajin, Prokuroria: Propozojmë të dënohet me burgim me kusht
Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit arriti marrëveshje me Ixhet Mehmetin, ish anëtar i Këshillit të Prokurorëve, i cili dyshohej për ndikime në kundërshtim me ligjin duke e shfrytëzuar funksionin e tij. Për këtë vepër parashihej dënim nga 1 deri në 5 vjet burg.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, palët janë pajtuar, që për të dyshuarin Mehmeti të ketë dënim alternativ, përkatësisht dënim me kusht në afat prej 1 viti. Paraprakisht Mehmeti dha dorëheqje të parevokueshme nga Këshilli i Prokurorëve.
Gjykata i shqiptoi ndalesë për kryerjen e detyrës zyrtare, pra nuk mund të zgjidhet ose emërohet në afat prej tre vitesh, sepse e ka keqpërdorur funksionin. Mehmeti ishte i dyshuar në rastin me gjykatësit suprem Naqe Georgiev, i cili u kap duke marrë ryshfet me qëllim të uljes së dënimit për ish kryetarin e komunës së Novo Sellës. Rasti me ryshfetin prej 10 mijë eurosh u zbulua në maj të këtij viti, ndërsa Mehmeti këmbëngulte se nuk është fajtor. Memeti ka qenë Ministër i Drejtësisë, Gjykatës Kushtetues, Avokat i Popullit dhe së fundi anëtar i Këshillit të Prokurorëve Publik.