(VIDEO) Qeveria ndau më shumë se 50 milionë denarë për shuarjen e zjarreve

(VIDEO) Qeveria ndau më shumë se 50 milionë denarë për shuarjen e zjarreve

Qeveria i ka ndarë sot 52 milionë denarë nga rezervat shtetërore, për të rritur buxhetin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim për mbulimin e shpenzimeve për shuarjen e zjarreve. Nga këto mjete, 41 milionë denarë janë për Drejtorinë, ndërsa 10,5 milionë denarë janë për mbulimin e shpenzimeve të akomodimit, ushqimit dhe transportit të stafit gjatë qëndrimit të tyre në shtetin e ndihmës së huaj për luftimin e zjarreve.

Gjithashtu, Qeveria ka ndarë edhe një shumë tjetër prej gjysmë miliardi dinarë, por këtë herë për të paguar një borrxh të Ndërmarrjes së Transportit Publik. Kryeministri Hristijan Mickoski e shfrytëzoi këtë për të akuzuar kryetaren e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.

Hristijan Mickoski, kryeministër

“Ministrja e Financave më ka njoftuar se pas disa emergjencave dhe pa pasur përgjigje nga Qyteti i Shkupit, për shkak të urgjencës është dashur të bëjë një hap dhe t’ia paguajë borxhin qytetit të Shkupit sepse nuk kanë arritur të bëjnë këtë. Shtrohet pyetja nëse ne si shtet dhe si qeveri duhet të ndërmarrim disa hapa shtesë për një lloj tjetër autorizimesh dhe obligimesh që i ka Qyteti i Shkupit dhe që shohim se nuk janë kryer në kohën e duhur, veçanërisht në fushën e higjienës”

Mickoski deklaroi se çdo ditë marrin ankesa për higjienën në kryeqytet. Ai u bëri thirje  thirrje organeve të higjienës komunale në qytetin e Shkupit që të bëjnë punën dhe për çfarë paguhen. “Shkup duket si gjithçka tjetër përveç si kryeqytet i një vendi që është pjesë e Aleancës së NATO-s dhe vend kandidat për anëtarësim në BE”, tha Mickoski. /SHENJA/

 

 

MARKETING