(VIDEO) BE shqyrtojnë CV e revizores së fondeve IPA, Qeveria paralajmëron shkarkim, VLEN thotë se e kanë tërhequr

(VIDEO) BE shqyrtojnë CV e revizores së fondeve IPA, Qeveria paralajmëron shkarkim, VLEN thotë se e kanë tërhequr

Një denononcim anonim i bërë në Komisionin Antikorrupsion se një person jo i kualifikuar është emëruar në postin e Revizorit kryesor ka shkaktuar tërmet në institucionet e vendit.

Me vendim të Qeverisë, nga java e kaluar, në këtë pozitë është emëruar Afrona Vërzivollin nga VLEN.

BE-ja paralajmëroi se me kujdes do ta shqyrtojë këtë emërim të Qeverisë, duke marrë parasysh se Revizori kryesor për fondet IPA dhe i gjithë trupi i revizorëve llogari i japin BE-së, e jo Qeverisë.

DELEGACIONI I BE-SE NE SHKUP

Me rëndësi është që të gjitha emërimet në pozita kopetente në institucionet shtetërore të kryhen me respektimin e të gjitha kushteve për vendin e punës dhe kualifikimin relevant. BE me kujdes do t`i shqyrtojë emërimet, veçanërisht nëse kanë të bëjnë me shfrytëzimin e projekteve dhe aktiviteteve që financohen nga BE-ja në RMV”.

Kanë reaguar nga LSDM. Sipas tyre, nuk kanë të ndalur emërimet skandaloze nga ana e Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së, kurse Qeveria po shndërrohet në vatër për akomodimin e kuadrove partiake.

LSDM

Emërimi i Afrona Vërzivollit që tashmë po hetohet nga Delegacioni i BE-së, paraqet nënçmim për pozitën. Sipas njoftimeve, ajo ka punuar në sportel banke, kurse tani duhet të jetë revizore për ndihmën para aderuese të BE-së. Të rikujtojmë se Profesori I edukatës fizike është Zv/Ministër në MPB, në Ministrinë e Mbrojtjes është një ekonomiste me përvojë në fushën e marketingut, Zv/Ministrja për Sport e Mickoskit do të jetë një informatikane e diplomuar”.

Ndërkoh Qeveria thotë se nesër do ta shkarkoj Afrona Vërzivollin, nga pozita e revizorit të Fondeve IPA.

QEVERIA E RMV-SË

E njoftojmë opinionin se e emëruara Afrona Vërzivolli, gjatë ditës së nesërme do të shkarkohet nga pozita e revizorit të fondeve IPA. Njëkohësisht, theksojmë se është e nevojshme të veprohet me kujdes ndaj keqpërdorimeve të hapura të parave të BE-së dhe fondeve të vëna në dispozicion që ishin të pranishme në periudhën e kaluar”.

Ngërkaq, përmes një reagimi për media, koalicioni VLEN njofton se ata e kanë tërhequr Afrona Vërzivollin si auditore e fondeve IPA, ditë më parë.

KOALICIONI VLEN

Edhe pse Vërzivolli ka një CV të shkëlqyeshme dhe përvojë të konsiderueshme profesionale, kemi vendosur që ajo të zëvendësohet përkohësisht me një kuadër tjetër nga radhët tona. Ky vendim është marrë për të siguruar që të gjitha standardet dhe kërkesat e rrepta të Bashkimit Evropian do të përmbushen plotësisht, ndërsa Afrona e përmbush obligimin e saj për marrjen e certifikatës”.

Në nenin 5 të ligjit për revizion thuhet se emërimi i revizorit kryesor për fondet IPA bëhet me thirrje publike, kurse kandidatët duhet të kenë arsim të lartë nga fusha e shkencave juridike apo ekonomike, të ketë së paku 7 vite përvojë pune por edhe të ketë certifikatë nga fusha e revizionit si dhe certifikatë të njohur ndërkombëtarisht për njohjen e gjuhës angleze.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING