(VIDEO) VLEN: Interpelanca për kryetarin e Kuvendit është një eksperiment Anti-Nato!

(VIDEO) VLEN: Interpelanca për kryetarin e Kuvendit është një eksperiment Anti-Nato!

Edhe sot kanë vijuar reagimet dhe akuzat e ndërsjellta mes partive për incidentin me presidenten kosovare që çuan deri te inicimi i interpelancës ndaj kryeparlamentarit Afrim Gashit. Për koalicionin VLEN interpelanca është akt eksperimenti anti-NATO. Sipas tyre, LEVICA është parashtrues i interpelancës, LSDM-ja e mbështet, ndërsa BDI-ja kërkon alibi për të hyrë hapur në këtë grup dhe për të kaluar nga roli i përkrahësit të heshtur në atë të koordinatorit politik.

VLEN

Qëllimi sigurisht që nuk është mbrojtja e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën ose e Marrëveshjes së Ohrit. Qëllimi është të shkaktohet një tërmet politik. Pse? Për të testuar shumicën qeveritare dhe për të parë nëse opozita mund të gjejë një interes të përbashkët për të vepruar së bashku”.

Kurse LSDM thotë se aq i duhej Mickoskit që t’i shkel premtimet e tij se çdo funksionarë që do të gaboj do të përgjigjet. Kjo ndoshta sipas tyre, vlen vetëm për qytetarët e thjeshtë, por jo edhe për politikanët e koalicionit.

LSDM

Mickoski gjunjëzohet para Gashit dhe kjo është për të ardhur keq. As LSDM dhe as dikush tjetër nuk e ka shkruar qartë në raportin policor se është dhënë ‘urdhër i jashtëligjshëm nga ana e kryeparlamentarit”.

E VMRO ju përgjigj se ka qenë pushteti LSDM-së dhe BDI-së që kanë lejuar disa herë që presidentja Vjosa Osmani të shkel protokollet në vendin tonë.

VMRO

Ka dallim: tani askush nuk është mbi ligjin dhe sigurimi i Gashit ka padi penale, kurse në dy raste të mëhershme në kohën e LSD –së dhe BDI-së presidentja e Kosovës ka shkelur procedura dhe protokolle dhe MPB ka heshtur”.

Ndërkaq, kryetari i Parlamentit ende nuk ka pasur asnjë reagim për interpelancën e parashtruar kundër tij.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING