(VIDEO) Strakosha pëson golin e vitit, portieri i Noah-s i shënon nga porta e tij

(VIDEO) Strakosha pëson golin e vitit, portieri i Noah-s i shënon nga porta e tij

Portieri i kombëtares shqiptare të futbollit, Thomas Strakosha ka pësuar golin e vitit gjatë ndeshjes së Conference League mes Noah dhe AEK Athens, që u mbyll me rezultatin 3-1.

Në minutën e 67’ portieri i Noah-s, Cancarevic goditi topin nga porta e tij, duke e finalizuar në gol, me Strakoshën që nuk mundi të reagonte siç duhej dhe ta ndalte.

Në fund ndeshja u mbyll 3-1, me AEK Athens që rrezikon të mbyllë që në raundin e tretë aventurën në Conference League.

https://x.com/i/status/1820874559244869783

MARKETING