Sulmuesi i radhës pas Moratës, Milani sakrifikon kapitenin

Sulmuesi i radhës pas Moratës, Milani sakrifikon kapitenin

Emra të ndryshëm qarkullojnë për merkaton e Milanit, mes tyre edhe Tammy Abraham.

Sulmuesi anglez ka vendosur të largohet nga Roma, teksa po insiston të vijojë karrierën te kuqezinjtë e Fonsecas.

26-vjeçari është një profil që pëlqehet nga drejtuesit dhe stafi teknik i Milanit.
Bisedimet me Romën vijojnë, ndërkohë që propozimi i fundit nga Milano përfshin edhe kapitenin Davide Calabria.

Pasi refuzuan Jovic dhe Okafor, verdhekuqve u është ofruar mbrojtësi i djathtë si pjesë e operacionit të kalimit të Abraham në Milanello. Me Calabrian që vlerësohet nga trajneri De Rossi.

Gjithsesi, drejtuesit e Romës duan para të thata pas përforcimeve me emra si Soule, Dovbyk, Sangare, Le Fee e Dahl.

Dhe kërkojnë 25 mln euro për kartonin e goleadorit anglez.

Gjithsesi, bisedimet mes klubeve vijojnë, me drejtuesit e “Djallit” që duan t’i dhurojnë një tjetër sulmues trajnerit Fonseca pas Alvaro Moratës.

MARKETING