Pesë zjarre aktive, në numrin 112 janë regjistruar 2.376 thirrje

Pesë zjarre aktive, në numrin 112 janë regjistruar 2.376 thirrje

Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) informon se në 24 orët e fundit në numrin e vetëm të emergjencës 112 ka pasur gjithsej 2.376 thirrje. Prej tyre 62,33% kanë qenë “reale”, kurse 37, 67% kane qenë për nevoja të tjera jo urgjente të qytetarëve. Drejt policisë ka pasur rreth 64,33% të thirrjeve në numrin 112, ndërsa 20,81% ndaj Shërbimi të urgjencës mjekësore, 11,46% drejt zjarrfikësve, ndërsa ndaj LAMM 0,21%.
Sipas QMK-së ka pasur edhe 910 thirrje urgjente nga 112 që është shuma totale e atyre për zgjidhjen e kombinuar të thirrjeve “reale” (3,18%) dhe atyre të emërtuar si “thirrje jo emergjente” (37,67%). .

“Të gjitha ato thirrje emergjente i janë nënshtruar pranimit, përpunimit dhe koordinimit të drejtpërdrejtë për zgjidhjen e tyre me institucionet dhe shërbimet e Sistemit për menaxhim me kriza (SMK)”, thekson QMK.

Dje, informon QMK, ka pasur gjithsej 24 zjarre në ambient të hapur, nga të cilat pesë janë aktive, tre janë nën kontroll dhe 16 janë shuar në 24 orët e fundit, konform informacioneve të marra nga Qendrat rajonale për menaxhim me kriza.

MARKETING