(VIDEO) Mexhiti: Vendimi për ndryshimin e balancuesit është joligjor

(VIDEO) Mexhiti: Vendimi për ndryshimin e balancuesit është joligjor

Vendimi për ndryshimin e përqindjes së Balancuesit ka sjellur komente nga ana e zëvendëskryeministrit, Izet Mexhiti, i cili tha se ky vendim nuk është në përputhje me ligjin. Vendimin e marrë nga ministri për Administrativë nga radhët e ZNAM, Goran Minçev, ka bërë që ky balancues të ulë përfaqësimin e shqiptarëve në administratë nga 29.52% në 24.30%.

IZET MEXHITI, ZËVËNDËSKRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT

“Mendoj se në lidhje me Balancuesin, ose atë që e tha ministri Minçev, mendoj se nuk është në përputhje me ligjin. Në ligj saktë thuhet se përfaqësimi i drejtë duhet të jetë sipas përqindjes së përfaqësimit të popullatës, nuk thuhet për rezidente ose jorezidente. Normalisht, iniciativa të tilla do të shkaktojnë përgjigje nga ana jonë, por ne nuk jemi ata që inicojmë një gjë të tillë”

Zëvendëskryeministri shtoi se edhe kolegët e tyre duhet të kuptojnë se duhet të jenë në funksion të kësaj platforme e jo politikës ditore. Mexhiti ka komentuar kërcënimet e bëra ndaj BDI-së duke thënë që ata nuk i ka kërcënuar askush përderisa kanë qenë në pushtet, e nuk ka njeri që i kërcënon edhe në opozitë. Sipas Mexhitit, ka informacione që BDI kërcënimet i shkruan dhe i paraqet vet në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Merxhane Iseni /SHENJA/

 

 

MARKETING