Higjiena Komunale: Përditë po pastrojnë mbeturinat e hedhura jashtë kontejnerëve

Higjiena Komunale: Përditë po pastrojnë mbeturinat e hedhura jashtë kontejnerëve

Ndërmarrja Publike Higjiena Komunale – Shkup ka njoftuar se çdo ditë ballafaqohet me hedhjen e paligjshëm të mbetjes në sipërfaqet publike dhe në hapësirën përreth kontejnerëve. Ndërmarrja njofton se realizon aktivitete të përditshme për pastrimin e mbetjes së hedhur në mënyrë të paligjshme. “Gjatë ditës së djeshme është pastruar një nga lokacionet ku vazhdimisht përsëritet hedhja e paligjshme e mbetjes, ndërsa ajo është hapësira te bulevradit Nikola Karev pranë këndit të lojërave përballë Ambasadës Amerikane. Janë mbledhur dhe transportuar rreth 50 metra kub mbetje. Pas pastrimit të hapësirës është kryer larje manuale dhe makinerike me autocisterna.

Ndërmarja u bën thirrje qytetarëve të pandërgjegjshëm që të mos i hedhin mbetjet në mënyrë të paligjshme, e gjitha kjo me qëllim që të kontribuojnë për një mjedis jetësor të pastër dhe të shëndetshëm.

MARKETING