ASH: Me dy licenca nuk bëhet lufta kundër kumarit, por luftë mes kumarxhinjve

ASH: Me dy licenca nuk bëhet lufta kundër kumarit, por luftë mes kumarxhinjve

Paralajmërimet pompoze për gjoja luftën kundër kumarit, përmes marrjes së licencës dy kompanive që nuk kanë paguar tatime, janë një tentim për t’i hedhur pluhur syve qytetarit dhe për ta mbuluar mashtrimin e madh të Qeverisë jolegjitime.

Kjo nuk është luftë kundër kumarit, por më shumë ngjason në luftë mes kumarxhinjve, ku dikujt i merret licenca për tu liruar terren veprimi kompanive të tjera, e ndoshta edhe për të dhënë licenca për kompani të treta të afërta me pushtetin.

Lufta e vërtetë kundër kumarit bëhet vetëm me zgjidhje ligjore, me mbylljen e të gjitha bastoreve dhe kazinove përnjëherë.

Nëse vërtetë dëshironi luftë kundër kumarit, ju ftojmë që të votoni propozimin e Aleancës për Shqiptarët dhe Frontit Evropian, me të cilin parashihet që objektet e lojërave të fatit të mbyllen në të gjithë vendin dhe ato të veprojmë vetëm në hotele me pesë yje.

MARKETING