(VIDEO) Mickoski për zëvendësministrat e rinj: Të gjithëve u japim një shansë!

(VIDEO) Mickoski për zëvendësministrat e rinj: Të gjithëve u japim një shansë!

Në kuvend sot është debatuar për zgjedhjen e zëvendësministrave të qeverisë së re. Kryeministri Hristijan Mickoski tha se beson se këta deputetë do të justifikojnë besimin që marrin dhe do të punojnë pa u lodhur në të mirë të të gjithë qytetarëve. Mickoski u bëri thirrje deputetëve që të mbështesin zgjedhjen e tyre dhe në këtë mënyrë t’u japin mundësi për një të ardhme më të mirë dhe më të suksesshme.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

Unë jam person që jap një mundësi dhe mendoj se këta njerëz që po propozoj sot duhet të kenë një shans dhe të punojnë shumë për të arritur qëllimet e tyre. Me zgjedhjen e këtyre zëvendësministrave, synimi ynë është të forcojmë stabilitetin e Qeverisë dhe të sigurojmë një pushtet ekzekutiv efikas dhe kompetent. Ekipi i ri do të sjellë ide dhe energji të reja në Qeveri”.

Halil Snopçe nga VLEN tha se zëvendësministrat që do të zgjedhen kanë përgjegjësi të madhe sepse janë zëvendës të ministrave e jo ndihmës të tyre.

HALIL SNOPÇE, DEPUTET NGA VLEN

Sot do të zgjedhim zëvendës ministrat, nuk zgjedhim ndihmës ministrat që I bie këto persona nuk do të jenë ndihmës të ministrave por do të jenë zëvendës të ministrave që I bie lartë poshtë përgjegjësia dhe detyra e tyre është e barazvlefshme me përgjegjssinë e ministrit. Në këtë këndvështrim un bëjë një apel që ato të marin me seriozitet këtë detyrë që do të caktojmë ne”.

Deputeti nga rradhët e Fronti Europian Elmi Aziri tha se qeveria aktuale ka premtuar shumë gjëra të cilat nuk janë realizuar.

 ELMI AZIRI DEPUTET NGA FRONTI EUROPIAN 

Ju koleg keni premtuar votim nëpërmjet postës fizike dhe mënyrës elektronike, ne këtë nuk e kemi në program. Ju koleg keni premtuar krijim i ministrisë së diasporës që do të udhëhiqet nga kuadër nga diaspora dhe ne po e nshohim që nuk e kemi, ministër të diiasporës nuk kemi.”

Zgjedhja e zëvendësministrave vjen pasi kryeministri Hristijan Mickoski, si propozues i autorizuar, në Kuvend i dorëzoi emrat e zëvendësministrave me zgjedhjen e të cilëve zyrtarisht do të kompletohet kabineti qeveritar.

Elfet Ismaili është propozuar për zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes, kurse në Ministrinë e Punëve të Brendshme propozohet Astrit Iseini.

Në Ministrinë e Bujqësisë Flakron Bexheti. Zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës propozohet Lulzim Aliu. Kaltrina Zekolli Shaqiri do të jetë zëvendësministre në Ministrinë e Transportit, ndërsa në Ministrinë e Sportit propozohet Safije Sadiki Shaini, ndërsa Sedat Sulejmani për kulturë dhe turizëm. Nexhdet Mustafa propozohet për zëvendësministër në Ministrinë e Marrëdhënieve me Komunitetet. 

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING