(VIDEO) Doganierët kapin mallra të ndryshme në kufij

(VIDEO) Doganierët kapin mallra të ndryshme në kufij

Drejtoria Doganore ka bërë të ditur sot se gjatë javës së kaluar doganierët kanë parandaluar disa tentime për kontrabandim të mallrave të ndryshme si cigare, rroba, automjete dhe gjësende tjera, të cilët janë ndalur përkohësisht. Nga Drejtoria thonë se është parandaluar tentim për kontrabandim të 114 pako të cigareve të dy markave të ndryshme të cilët janë kapur në Aeropotin Ndërkombëtar të Shkupit gjatë kontrollimit të çantave të udhëtimit të një shtetasi të Maqedonisë së Veriut i cili do të udhëtonte për në Londër.

DREJTORIA DOGANORE

Pas denoncimit nga shërbimi i sigurisë së aeroportit se pasagjeri ka bagazhe të rënda, doganierët kanë bërë mbikëqyrjen e detajuar të valixhes së tij, gjatë së cilës janë gjetur cigaret e padeklaruara. Cigaret janë ndalur përkohësisht, ndërsa kundër pasagjerit do të fillojë procedimi penal”.

Përveç kësaj, Drejtoria Doganore ka paraqitur kallëzim penal për kontrabanë me 52 fustane, të cilët janë gjetur në automjetin e një shtetasit të Kosovës, i regjistruar për hyrje në vendkalimin kufitarë “Bllacë”.

DREJTORIA DOGANORE

Drejtuesi i automjetit fillimisht nuk është ndalur në kontrollin doganor, por pas reagimit të doganierëve është kthyer mbrapsht dhe më pas është bërë kontrolli i detajuar. Në të njëjtën kohë, fustanet e padeklaruara janë gjetur në tre çanta të përziera pas sediljeve të pasme dhe dy qese të vendosura nën sediljen afër drejtuesit të cilat janë mbajtur përkohësisht”.

Produkte tjera të padeklaruara dhe të gjetura në vendkalimin kufitar Bllacë janë edhe 350 bluza, të gjetura në një automjet kosovar i drejtuar nga një shtetas turk, i cili edhe pse ka theksuar se ishin blerë në Turqi, ai nuk posedonte asnjë dokument.

Ndër të tjera, procedurë penale do të filloj edhe ndaj një shtetasit të Maqedonisë së Veriut i cili ka bërë kundërvajtje me një automjet Ford Fiesta 1.4 TD me targa regjistrimi sllovake pa pronarin e automjetetit i cili është shtetas sllovak, kjo e cila sipas Drejtorisë Doganore automjeti është sjellur sikur të ishte i lëshuar në qarkullim të lirë.

Merxhane Iseni /SHENJA/

MARKETING