(VIDEO) Ditëve në vijim pritet që të bien temperaturat

(VIDEO) Ditëve në vijim pritet që të bien temperaturat

Pas disa ditëve me temperatura të larta, këtë javë pritet të ketë reshje të shiut dhe bubullimë. Ndryshimi i motit do të jetë i herë pas hershëm me reshje të mëdha shiu dhe bubullima, lokalisht në formë stuhie afatshkurtër me reshje të fuqishme shiu, erë të fortë si dhe me kushte për paraqitje të breshërit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 15 deri në 23, ndërsa ajo maksimale do të jetë nga 31 deri në 38 gradë celsius. Ndërkaq në Shkup moti do të jetë me diell, vranësira mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi veror, temperatura minimale do të ulet deri në 20 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 36 gradë.

Dëshira për freskim me shi nuk ka munguar ditëve të fundit në qytetin e Shkupit, sidomos që nga fillimi i zjarreve. Më heret, drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave, Stojançe Angelov, theksoi se për shuarjen e zjarrit janë duke shpresuar edhe për rënien e shiut pasi që shuarja e zjarreve ditë e më shumë po bëhet edhe më e vështirë. Nga QMK informojnë se në 24 orët e fundit në vend janë shuar gjithsej 30 zjarre në ambient të hapur, 10 prej të cilave janë ende aktiv. Përmballja më e madhe e zjarrit po bëhet në malin Serta e në vendet tjera zjarri është riaktivizuar përsëri pas shuarjes.

Përndryshe, moti me reshje të shiut, sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, do të jetë gjatë ditës së enjte dhe të premte, ku pritet të mbizotërojë reshje të shiut dhe bubullimë, erë e fuqishme dhe breshër.

Merxhane Iseni /SHENJA/

MARKETING