Trump: Biden e fitoi postin me gënjeshtra dhe “fake news”

Trump: Biden e fitoi postin me gënjeshtra dhe “fake news”

Donald Trump reagoi sërish, kësaj radhe në platformën e tij “Truth Social” për tërheqjen e Joe Biden nga gara presidenciale.

“Joe Biden nuk ishte në gjendje për të kandiduar dhe aq më tepër për të shërbyer. Kurrë nuk ka qenë në gjendje për këto gjëra. Ai e fitoi postin e Presidentit me gënjeshtra dhe “Fake News”. Të gjithë ata që kishte rreth vetes, përfshirë doktorin e tij dhe median, e dinin që nuk ishte i aftë për të qenë President dhe ja ku doli që nuk ishte i aftë”, shkruan Trump.
“Ne do të vuajmë shumë për shkak të presidencës së tij, por do ta rregullojmë dëmin shumë shpejt. Le ta bëjmë Amerikën sërish të madhe!”.

MARKETING