(VIDEO) Protestë në Shkup kundër arrestimit të ish-ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani

(VIDEO) Protestë në Shkup kundër arrestimit të ish-ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani

Veteranë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, invalidë të luftës, familjarë të Dëshmorëve dhe familjarët e ish ushtarit Blerim Ramadani, protestuan për arrestimin e Ramadanit në Maqedoni të Veriut, me fletëarrrest të lëshuar nga Interpoli i Serbisë. Arrestimi i ish ushtarit të UÇK-së Blerim Ramadani dhe dërgimi në paraburgim ekstradues nga policia e RMV-së dhe Gjykata vendore, thonë organizatorët e protestës, është i papranueshëm. Ata kërkuan lirimin e menjëhershëm të tij dhe thanë se çdo ditë vonesë është tendencioze me qëllim të ofendimit dhe poshtërimit të luftës për liri dhe barazi.

Mevludin Bajrami, familjar i dëshmorëve

Ne veteranët dhe bashkëluftëtarët e Blerim Ramadanit kërkojmë lirimin e menjëhershëm dhe heqjen e urdhër arrestit të regjimit të Vuçiqit dhe mospërsëritjen e vlerësimit të autoriteteve policore gjyqsore nën diktatin e Vuçiqit dhe Serbisë, kundër ushtarëve të UÇK-së…Ky akt 25 vjet pas luftës së drejtë të shqiptarëve për liri, barazi, demokraci dhe pavarsi është i papranueshëm”.

Ramadani u ndalua më 17 korrik, në pikëkalimin kufitar në Jazhincë bazuar në një fletëarrest lëshuar nga Gjykata e Beogradit përmes Interpol Serbia. Pas arrestimit, Gjykata Themelore në Shkup ka caktuar 30 ditë paraburgim për Blerim Ramadanin. Për arrestimin e tij partitë në pushtet dhe ato opozitare fajësuan njëra tjetrën që kanë lejuar të ndodh një gjë e tillë. Autoritetet serbe e akuzojnë Ramadanin se ka kryer krime lufte në rajonin e Nerodimes verën e vitit 1999.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING