Jançev: Në territorin ku kanë rënë zjarret nuk ka dëme materiale e as pasoja për shtëpitë dhe familjet e qytetarëve

Jançev: Në territorin ku kanë rënë zjarret nuk ka dëme materiale e as pasoja për shtëpitë dhe familjet e qytetarëve

Fatmirësisht dëmet e shkaktuara nga zjarret janë të parëndësishme, respektivisht nuk kemi humbur pyje me karakter të lartë, por kryesisht shkurre, bar të thatë dhe dëllinja. Dhe çka është më e rëndësishme, në mbarë territorin ku kanë shpërthyer këto zjarre nuk ka dëme materiale as edhe pasoja për shtëpitë dhe amvisëritë e qytetarëve, bëri të ditur sonte në Fejsbuk, kryetari i komunës së Kavadarit, Mitko Jançev i cili kryeson me Shtabin rajonal të krizës për luftë kundër zjarreve në vend.

“Me iniciativë të kryeministrit Hristian Mickoski, ndërsa në lidhje me zjarret në rajon, këto ditë është formuar Shtabi rajonal i krizës. Me masat e ndërmarra në dy ditët e kaluara të takimit së bashku me ministrat e Punëve të Brendshme dhe të Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë, Pançe Toshkovski dhe Vllado Misajllovski dhe kryetarët e komunave fqinje, si dhe resurset që ishin në dispozicion nga ARM, MPB, QMK, DMSH, NjTKZ nga të gjitha komunat, ndërmarrjet publike, sektori privat dhe aviacioni dhe ata që erdhën në ndihmë nga jashtë arritën të shuajnë zjarrin në Radovish, Negotinë dhe rajonin e Negotinës, ndërsa zjarret tjera në Shtip afër fshatrave Puhçe dhe Sellcë janë nën kontroll, plotësisht të lokalizuara dhe pritet që nesër të shuhen”, ka shkruar Jançev.

Ai kumtoi se zjarret në afërsi të Gradskos, fshatit Podles, Rosoman afër fshatit Sirkovë, fshati Mrzen dhe Farish, Çashkë në Jabollçisht të Epërm dhe të Poshtëm dhe malin Lisec, janë lokalizuar, janë nën kontroll dhe pritet që të njëjtat nesër të shuhen plotësisht.

“Mirënjohje e madhe për mbështetjen maksimale dhe reagimin e shpejtë deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë, ARM, MPB, QMK dhe DMSH, si dhe NjTKZ nga të gjitha komunat, ndërmarrjet publike, banorët tanë dhe kryetarët e komunave që punuan pa lodhje dhe me këmbëngulje në luftën kundër zjarreve. Mirënjohje e madhe edhe për pilotët tanë të ARM-së, MPB-së, DMSH-së, si dhe pilotët që ishin në terren me ne, nga vendet fqinje mike”, ka thënë Jançev.

MARKETING