Përleshja me armë në Çair, policia jep detajet
Një tridhjetë e një vjeçar nga Shkupi (D. B.) është plagosur në shkëmbimin e zjarrit të mbrëmshëm në Çair të Shkupit.
Siç informojnë mëngjesin e sotëm nga MPB-ja, mbrëmë para orës 22, ai është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Naumi Ohrit”, pasi ka pësuar lëndim me armë zjarri.
Ministria e Brendshme po merr masa për zbardhjen e rastit.
Duke cituar burime në MPB, “Fokus” bëri të ditur dje se një person është ndaluar pas të shtënave të mbrëmshme. Në njoftimin e MPB-së, nga ana tjetër, nuk përmendet asnjë informacion për një person të mundshëm të ndaluar në lidhje me rastin.