Dogana konfiskon 7.800 euro të padeklaruara nga një person në Bllacë

Dogana konfiskon 7.800 euro të padeklaruara nga një person në Bllacë

Dogana e Maqedonisë njofton se është parandaluar futja e paligjshme e devizave në vendkalimin kufitar Bllacë në vlerë prej 7.800 euro, pasi gjatë kontrollit të një pasagjeri është zbuluar një sasi më e madhe e devizave të padeklaruara.
“Personi është shtetas i Maqedonisë i cili udhëtonte me veturë me targa çeke. Në pyetjen e inspektorëve të doganës nëse ka diçka për të deklaruar, ai është përgjigjur se nuk ka asgjë, ndërsa automjeti është kontrolluar, ku në çantën e tij janë gjetur gjithsej 9.800 euro. Sipas Ligjit për punë devizore, udhëtarit i janë kthyer 2000 euro, të cilat qytetarët e Maqedonisë mund t’i nxjerrin jashtë shtetit pa i raportuar, ndërsa pjesa tjetër janë konfiskuar”.

Dogana njofton qytetarët se gjatë daljes nga vendi mund të sjellin para efektive të huaja në shumën prej 2 mijë euro për person. Nëse kanë valutë mbi 2 mijë euro, janë të detyruar ta deklarojnë në organin doganor duke paraqitur konfirmim nga banka ose këmbimore.

MARKETING