Zyrtare/ Braithwaite shokon Espanyol-in, mbyll kontratën në ditën e parë të stërvitjes

Zyrtare/ Braithwaite shokon Espanyol-in, mbyll kontratën në ditën e parë të stërvitjes

Martin Braithwaite i ka shokuar të gjithë te Espanyol-i, ndërsa vendosi që të ndërpresë kontratën në ditën e tij të parë të stërvitjes për sezonin e ri me skuadrën.

Këtë lajm e bëri publik klubi spanjoll përmes një komunikate në faqen zyrtare, ku bën me dije se sulmuesi i njoftoi për vendimin e marrë në kampin stërvitor.

Pasi kaloi testet mjekësore dhe shkoi në kampin stërvitor të Espanyol-it në Sant Adria, sulmuesi njoftoi klubin se do të largohej nga skuadra.

Një opsion që përfshihej në kontratën e tij, e cila skadonte sot, por me palët që kishin rënë dakord për të vazhduar me bashkëpunimin. Sipas medieve spanjolle, Espanyol nuk e kuptoi sjelljen e lojtarit, i cili kishte pasur kohë në dispozicion që ta komunikonte këtë vendim, pa pritur ditën e parë të punës për sezonin e ri, siç bëri ai.

 

MARKETING