Spanja fiton Europianin, futbolli as këtë herë “nuk kthehet në shtëpi”

Spanja fiton Europianin, futbolli as këtë herë “nuk kthehet në shtëpi”

Spanja është fituese e Kampionatit Evropian. Ekipi i De Lafuente, arriti të mposhte anglezët me rezultatin 2-1, raporton SHENJA.
Pjesa e parë përfundoi pa gola. Në pjesën e dytë, Niko Williams i dha epërsi Spanjës,ndërsa lojtari i Chelsea, Palmer barazpi rezultatin në 1-1 në minutën e 73-të.
Kur të gjithë prisnin se ndeshja mund të shkojë në vazhdime, golin e fitores për spanjollët e shënon Oyarzabal.

Ky është titulli i katërt për spanjollët, ndërsa Anglia mposhtet për të dytën herë më radhë në finale

MARKETING