(VIDEO) Euroambasadori Gir: RMV duhet të përfitojë nga momenti pozitiv dhe të ecë përpara drejt BE-së

(VIDEO) Euroambasadori Gir: RMV duhet të përfitojë nga momenti pozitiv dhe të ecë përpara drejt BE-së

Maqedonia e Veriut duhet të përfitojë nga momenti pozitiv dhe të ecë më me vendosmëri drejt rrugës së integrimit evropian. Kështu tha sot euro amabasador David Geer, duke u përgijgjur pyetjeve gazetareske, nëse rezultatet e zgjedhjeve evropiane do të ndikojnë në procesin e zgjerimit. Ai shtoi se me zgjedhjet e fundit evropiane  nuk shihet ndryshim në strukturën e ardhshme të institucioneve evropiane.

David Geer

“Drejtuesit e qeverive të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian pas zgjedhjeve evropiane treguan përkushtim se vizioni i tyre strategjik për pesë vitet e fundit do të jetë procesi i zgjerimit, ndaj mund të them se procesi i zgjerimit mbetet priotiteti kryesor”

Geer shtoi se, jo vetëm Republika e Maqedonisë së Veriut, por, i gjithë Ballkani Perëndimorë nuk duhet ta lëshojë këtë moment  pozitiv në kuadrin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

David Geer

“E vetmja gjë që mund të shtoj, është se në këtë moment realisht ekziston një mundësi e madhe për Republikën e Maqedonisë së Veriut në kontekstin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, kështu që shpresoj shumë që Maqedonia e Veriut, por edhe i gjithë Ballkani Perëndimor, do të jetë në gjendje të përfitojë nga ky momentum pozitiv në kuadrin e zgjerimit të BE-së”

Në zgjedhjet evropiane të qershorit të këtij viti fituan partitë e spektrit të djathtë, gjë që çoi në shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Francë. Pavarësisht forcimit të së djathtës, Partia Popullore Evropiane, e udhëhequr nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mbetet fraksioni më i fortë në përbërjen e re të Parlamentit Evropian me 189 vende. Në mandatin e ri parlamentar në parlamentin prej 720 anëtarësh, socialdemokratët fituan 133 vende, liberalët 82, konservatorët 70, Identiteti dhe demokracia 60 dhe të Gjelbrit 53 vende.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING