Mickoski udhëheq delegacionin e Maqedonisë së Veriut për në Uashington

Kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski bashkë me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Timço Mucunski, ministrin e Mbrojtjes, Vllado Misajllovski dhe ministrin e MPB-së, Pançe Toshkovski sot udhëtuan për në SHBA për vizitë pune.
MARKETING
Delegacioni i Maqedonisë së Veriut aktivitetet e para do t’i zhvillojë gjatë ditës së hënë.
“Sot udhëtojmë për në SHBA. Delegacioni i kryesuar nga kryeministri Hristijan Mickoski do të merr pjesë në Samitin e NATO-s në Uashington ku do të shënojmë 75 vjetorin e formimit të Aleancës. Falënderojmë partnerët tanë strategjik”, u shpreh Mucunski.