VMRO: Rezultati në Bërvenicë dhe sondazhet tregojnë goditje të fortë politike ndaj LSDM-së

VMRO: Rezultati në Bërvenicë dhe sondazhet tregojnë goditje të fortë politike ndaj LSDM-së

Ku janë sondazhet që duhej të dëshmonin rritjen e mbështetjes për LSDM-në? Kjo është pyetja që OBRM-PDUKM ia drejton kryetarit të opozitës, Venko Filipçe, duke e akuzuar se prej dy javësh nuk ka publikuar rezultatet e hulumtimeve që kishte paralajmëruar.

MARKETING

Shik.mk

Partia në pushtet e lidh këtë heshtje me rezultatin zgjedhor në Bërvenicë, të cilin e interpreton si goditje politike për socialdemokratët.

Në kumtesën e saj, OBRM-PDUKM pretendon se Filipçe, dy javë më parë, kishte paralajmëruar publikimin e sondazheve që, sipas tij, do të dëshmonin rritjen e rejtingut të LSDM-së dhe rënien e besimit të qytetarëve ndaj partisë në pushtet.

Megjithatë, sipas OBRM-PDUKM-së, këto sondazhe ende nuk janë bërë publike.

“Venko Filipçe para dy javësh paralajmëronte sondazhe me të cilat duhej të tregonte se LSDM po shënon rritje të rejtingut, ndërsa qytetarët kinse po e humbin besimin te OBRM-PDUKM. Dy javë më vonë, sondazhet nuk janë askund. Filipçe dhe LSDM heshtin pas debaklit në Bërvenicë”, thuhet në reagimin e partisë.

Ata kërkojnë që Filipçe t’i publikojë rezultatet e paralajmëruara dhe të sqarojë arsyet e mospublikimit të tyre.

“Filipçe, ku janë sondazhet që i paralajmërove? Nëse vërtet tregojnë rritje të LSDM-së, përse nuk i publikon? Nga çfarë ke frikë? A nuk janë rezultatet ashtu siç i paraqisje, apo bëhet fjalë për një tjetër konstruksion propagandistik të shtabit partiak të LSDM-së?”, pyesin nga OBRM-PDUKM.

Partia në pushtet i referohet edhe rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme lokale në Komunën e Bërvenicës, duke pretenduar se ai dëshmon një dallim të konsiderueshëm në mbështetjen politike ndërmjet dy partive.

“Realiteti është i qartë dhe nuk ndryshon me deklarata dhe gënjeshtra nga kuzhina e LSDM-së. Rezultatet në Bërvenicë janë goditje e qartë politike për LSDM-në, ku sipas rezultateve të paraqitura zgjedhore, LSDM humbi me një dallim prej katër me një”, thuhet në kumtesë.

MARKETING