(VIDEO) Radhët e gjata në kufi, do të hapen dy linja në Tabanoc dhe Bllacë

(VIDEO) Radhët e gjata në kufi, do të hapen dy linja në Tabanoc dhe Bllacë

Për mërgimtarët do të hapen 2 linja në Tabanoc dhe Bllacë. Ministri i Punëve të Brendshme, Pance Toshkovski, të martën ka pasur takim pune më ministrin e politikës sociale, demografisë dhe rinisë, Fatmir Limani. Në takim u shqyrtua gjendja në pikat kufitare me qëllim të gjetjes së zgjidhjeve për përshpejtimin e qarkullimit të automjeteve dhe udhëtarëve në të dy anët e kufirit në këtë periudh të rritjes së frekuencës së kalimeve kufitare për shkak të pushimeve vjetore dhe vizitave të qytetarëve nga diaspora.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME, MINISTRIA E POLITIKËS SOCIALE, DEMOGRAFISË DHE RINISË

“ Hapja e dy linjave, të cilat do të përdoren ekskluzivisht për mërgimtarët në stinët e ardhjes së tyre në vendlindje, trajtimi i veçantë i mërgimtarëve, lehtësimi në procedurat e identifikimit, takimet urgjente të organeve ndërkufitare me Kosovën dhe Serbinë për zbatim të sistemit të integruar u ra dakord (verifikimi i përbashkët i dokumentacionit) për të shmangur mbingarkesën. Vendkalimet kufitare Tabanovcë dhe Bllacë mbeten prioritet, vende që më së shumti frekuentohen nga ardhja e mërgimtarëve gjatë pushimeve.”

Dy ministrat diskutuan për mundësitë e përmirësimit dhe ndryshimit të disa procedurave në kufi me qëllim përshpejtimin e fluksit të njerëzve dhe uljen e kohës së pritjes në të dy anët e kufirit gjithashtu nga ministritë informojnë se pjesë e diskutimit ishte edhe tema për luftën kundër krimit. /SHENJA/

 

MARKETING