Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut: Kombi ynë është ende pro-evropian!

Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut: Kombi ynë është ende pro-evropian!

Ministri i Punëve të Jashtme Timço Mucunski, theksoi se vendi është përballur me aplikimin e përsëritur të standardeve të dyfishta nga institucionet e BE-së.

“Kombi ynë është ende një komb pro-evropian, dhe shumica e popullit tonë mbështet agjendën evropiane, sepse nuk ka rrugë më të mirë se anëtarësimi i plotë i vendit në BE”, deklaroi ai.  Mucunski theksoi se pavarësisht se si e parashikon BE-ja këtë proces, duke përfshirë konceptin e integrimit gradual, nuk do të ketë asnjë hezitim nga ana jonë nëse rezultati përfundimtar është i plotë, anëtarësimin në BE.

Me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlic Radman, Mucunski mori pjesë në Forumin e Dubrovnikut, i cili u mbajt më 28 dhe 29 qershor në Dubrovnik.  Ai foli në seancën e posaçme “Hapja e potencialit reformues të Ballkanit Perëndimor”.

MARKETING