(VIDEO) Shfuqizimi i Balancerit përplasë Frontin Evropian dhe VLEN-in, në fokus mërgimtarët!

(VIDEO) Shfuqizimi i Balancerit përplasë Frontin Evropian dhe VLEN-in, në fokus mërgimtarët!

Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës ka reaguar për vendimin e Qeverisë së re, për ndryshimet në Balancer. Përmes një reagimi dërguar mediave, dega e ASH-së në diasporë, deklaron se me këtë vendim, duke fshirë diasporën nga statistika zyrtare,  mohohet e drejta e përfaqësimit dhe të qenurit pjesë e popullatës së përgjishme në vend.

ASH e Ziadin Selës

“Këtë padrejtësi të madhe jo vetëm që e ka lejuar, por edhe po e realizon edhe koalicioni VLEN të cilët tanimë janë bashkë pjesëmarrës në vendimmarjet e këtilla. Ne si diasporë rikujtojmë se jemi qytetarë të Maqedonisë së Veriut dhe kontribues të drejtpërdrejt në të gjitha proceset në vend, si në ato ekonomike përmes remitencave dhe në shumë raste edhe investimeve të drejtëpërdrejta, ashtu edhe në shumë sfera të tjera të jetës publike”.

Deputetja e koalicionit VLEN Merita Koxhaxhiku referuar akuzave të pushtetit për fshirjen e diasporës, thotë se është pikërisht BDI ajo që ka fshirë popullatën, pasi sipas analizave të tyre numri i banorëve të vendbanimet shqiptare nuk korrespodon me numrin e votuesëve. Ajo shton se BDI ose i ka fshirë këta banorë me një sustë, ose Enti nuk i ka regjistruar fare.

Merita Koxhaxhiku, deputete e VLEN

“Sipas regjistrimit të fundit Reçica e Vogël ka 2468 banorë, por 8216 votues. Fshati Turçan në Gostivar 1208 banorë, por 4501 votues. Fshati Turçan i Vogël në Gostivar me 96 banorë, por me 709 votues dhe Gërçeci me vetëm 36 banorë, por 1946 votues”.

Ata ftojnë të gjitha forcat e tjera politike, organizatat qytetare dhe çdo bashkëatdhetar siç thonë të ngrisin zërin dhe të mos lejojnë këtë padrejtësi që rrënon sipas tyre arritjet mbi dy dekadëshe për integrim të diasporës dhe nxjerrjen e përqindjes reale të popullsisë në Maqedoninë e Veriut.

Përndryshe një ditë më parë, ministri i Transfomimit Digjital, Stefan Andonovski, njoftoi se kanë realizuar fazën e parë të heqjes së balacuesit, duke fshirë diasporën, nën arsyetimin që numrat  të korrespondojnë me rezultatet e popullatës rezidente nga Regjistrimi i vitit 2021. Ndërsa, shtoi se heqja e balancuesit do të bëhet në tri faza.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri Izet Mexhiti në deklaratën e fundit para mediave tha se balancesi do të zëvendësohet me ligj të posaçëm, pasi ai nuk ka qenë efikas.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING