(VIDEO) Banorët e Sllupçanit i pastrojnë vetë dëmet e stuhisë

(VIDEO) Banorët e Sllupçanit i pastrojnë vetë dëmet e stuhisë

Reshjet e shiut të ditës së djeshme kanë shkaktuar dëme në komunën e Likovës, veçanërisht në fshatin Sllupçan. Për shkak të breshërit dhe erës së fortë korita e lumit në fshatin Sllupçan është rrëzuar, e për këtë banorët e intervistuar nga televisioni Shenja thonë që shkak i këtij dëmi nuk është vetëm koha e keqe por edhe ata që e kanë ndërtuar. Ata gjithashtu thonë që si është e mundur që një urë e ndërtuar më shumë se 5 vite të vijë në këtë gjendje.

BANOR I FSHATIT

A kishte hekur, e keni inçizuar?! Shkoni inçizoni aty a ka armaturë?! Pa armaturë është e bërë, paratë i ka fshi për me armatur e tash qe. Qysh mujtet me u shkep ajo nëse ka armatur, nuk mujtet me u shkep ama ai e ka maru kshtu e ka manipulu shti fshati vun. Kërkush nuk e merr përgjegjsin unë jo, ky jo,firma jo, shkoni vetne firmen thotë unë e kam ndreq, qysh e ke ndreq?!

Ai shtoi se kjo është një turp ku përveç kësaj mundet të ndodhin edhe gjërat të tjera më të këqija.

Fushat nuk janë të dëmtuara thonë banorët mirëpo rrugët janë të mbuluara me mbeturina që I ka sjellë shiu. Banorët thanë se gjatë mbrëmjes së djeshme autoritetet kanë vizituar nga afër situatën, por gjatë tërë ditës së sotshme nuk kanë intervenuar për sanimin e dëmeve.

BANOR I FSHATIT

Si për kohën e fundit këto dy javë ditë ka ndodhë në të gjitha anët, po ashtu edhe te na. Para disa ditëve ishte breshëri i madh shumë ama dje ke edhe shumë frymë ku po e shifni se çka ka ndodhë e ka rrëzuar rekën dhe në të gjitha anët ka borlloge, llome, të bajtme. Fushat nuk janë të damtuara shumë se nuk ka pasur breshër shumë ama kshtu tjerat po nëpër tan fshatin ka në të gjitha anët borlloqe”.

Pastrimi i rrugëve po bëhet veçanërisht më e vështirë për moshuarit, të cilët thonë se gjithçka u duhet të bëjnë vet. Një 82 vjeçar thotë që për shkak të rrugës së keqe që është bërë nuk po munden të dalin nga shtëpitë e tyre me vetura.

BANOR I FSHATIT

Prej këtu e deri tek xhamia e kam mbajtë me fëmijët e mi, dy djem i kam pasë, tu e mbajt udhën se e shkatrrojke çdo shi që bikë qeshtu. Ka bajt ka 4-5 prekulica cek dhe e kam mbush udhën deri te xhamia e kam mbajt ama unë tash më nuk po muj se i kam bo 82 vjet i kam bo edhe prap jam tu e mirëmbajt udhën”.

Edhe banorët etjerë që nuk patën dëshirë të shfaqen para kamerave, shprehën reagimet e tyre duke thënë se përgjëgjësinë e dëmit të mbrëmjes së djeshme kush do e marre dhe kush do e rregullon koritën e lumit. Përveç fshatit Sllupçan, dëme ka pasur edhe në fshatin Hotël ku në disa shtëpi ka hyrë uji në bodrumet e tyre e në fshatet tjera ka pasur munges të energjisë elektrike. /SHENJA/

MARKETING