(VIDEO) Për 18 vite përmbaruesit kanë grumbulluar gati 2 miliardë euro borxhe

(VIDEO) Për 18 vite përmbaruesit kanë grumbulluar gati 2 miliardë euro borxhe

Gjatë vitit të kaluar përmbaruesit kanë grumbulluar me dhunë gati 160 milionë euro. Kjo është shuma e dytë më e madhe në karrierën e tyre 18-vjeçare, pas vitit rekord të 2017-ës, kur arkëtimi tyre i kaloi 166 milionë euro. Të dhënat e Odës së Përmbaruesve tregojnë se vitin e kaluar kishte 93 përmbarues me 327 të punësuar, ndërsa në vitin 2008 kishte 54 përmbarues me 231 të punësuar. Vitin e kaluar, numri i përgjithshëm i kërkesave për përmbarim të pranuara në zyrat e përmbarimit ishte 170.325. Numri i lëndëve të përfunduara ishte 76.572.

ODA E PËRMBARUESVE

Sipas strukturës së kreditorëve, përmbaruesit në favor të shtetit në vitin 2023 kanë arkëtuar gjithsej 4.3 milionë euro, në ekonomi kanë shkuar gjithsej 132.3 milionë euro, ndërsa qytetarët kanë marrë 25 milionë euro”.

Ndërkaq, sipas strukturës së debitorëve, përmbaruesit në vitin 2023 kanë grumbulluar më së shumti para nga persona të ndryshëm juridikë, mbi 90.3 milionë euro. Më pas nga personat fizikë 41,9 milionë euro dhe nga Republika e Maqedonisë 29,5 milionë euro.

Kujtojmë që Oda e përmbaruesve është themeluar në vitin 2006 dhe sipas të dhënave të saj në 18 vite janë grumbulluar gati 2 miliardë euro. Gjatë kësaj periudhe, bëhet e ditur se janë pranuar 1.993.277 kërkesa për arkëtim të detyrueshëm përmes përmbaruesit, janë realizuar 758.352, që do të thotë se kanë përqindje të ulët të realizimit për- 38%!. /SHENJA/

 

MARKETING