Dënimi i Dakut me dy ndeshje, Silvinjo refuzon të komentojë, Gjimshiti: Bëri gabim!

Dënimi i Dakut me dy ndeshje, Silvinjo refuzon të komentojë, Gjimshiti: Bëri gabim!

Kapiteni i kombëtares së futbollit, Berat Gjimshiti në konferencën zyrtare për mediat para ndeshjes me Spanjën komentoi skualifikimin e sulmuesit Mirlind Daku për dy ndeshje nga UEFA.

Ai refuzoi të komentojë vendimet e qeverisë evropiane të futbollit, duke thënë se nuk do të flasë për politikë, por pranoi se Daku ka bërë një gabim kur këndoi së bashku me Tifozët Kuqezi korin me vargje kundër Maqedonisë pas sfidës me Kroacinë.

“Fillimisht mendoj se tani për tani duhet të fokusohemi në ndeshjen e nesërme. Daku ka bërë një gabim dhe ka kërkuar falje dhe nesër duhet të mendojmë vetëm për ndeshjen dhe atë që na pret. Kemi një kundërshtar shumë të fortë përballë. Nuk jam këtu për të folur për çështjet politike dhe për këto gjëra përkujdeset UEFA. Arsyeja kryesore që jemi këtu është të luajmë ndeshjen nesër pasi do kemi dhe shumë tifozë që do na ndjekin. Ndaj duhet të besojmë në veten tonë.”

Për të njëjtën pyetje, tekniku Silvinjo refuzoi që të komentonte duke thënë se janë në Gjermani për të luajtur dhe folur vetëm për futboll.

“Sikurse tha dhe Berat Gjimshiti jemi këtu për të luajtur futboll në një kompeticion brilant. Jemi këtu për të folur për futbollin. Me të vërtetë ka shumë për të komentuar nuk duam të shpenzojmë energjinë në ndonjë gjë tjetër përpos Spanjës dhe skuadrës tonë. Duam të flasim për futbollin, çfarëdo që ka vendosur UEFA kjo varet nga ata, nuk mund të ndikojë fare në ndeshje.”

MARKETING