(VIDEO) Llukarevska: Fjalimi i Mickoskit nuk dallon prej Gruevskit, Ristevski: Do dëshmojmë se nuk janë të gjithë njësojë

(VIDEO) Llukarevska: Fjalimi i Mickoskit nuk dallon prej Gruevskit, Ristevski: Do dëshmojmë se nuk janë të gjithë njësojë

Replika dhe kundër-replika pati edhe nga deputetë të dy partive më të mëdha maqedonase, atyre të LSDM-së dhe VMRO-së. Deputetja e LSDM-së, Sanja Llukarevska në fjalimin e saj nga foltorja tha se fjalimi i Mickoskit nuk dallon aspak nga ai i Gruevskit.

SANJA LLUKAREVSKA, DEPUTETE E LSDM-së

“Pothuajse gjithçka është e njejtë, vetëm ai nuk është. Shqetësojnë disa premtime në programin e propozuar, si shembull rishqyrtimi dhe racionalizimi i vendosjes së organeve shtetërore me mundësinë për bashkimin dhe shfuqizimin e disa organeve të caktuar, nëse riorganizimi i ri i votuar pas mesnate në procedurë të shkurtuar e kishit të nevojshëm për reformë e cila do të jetë edhe një pastrim i duhur”.

Ndërkaq, deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së , Petar Risteski, tha se kjo është një ditë e madhe, pasi sipas tij, VMRO-DPMNE do të formojë një qeveri dhe do ta kenë mundësinë të dëshmojnë se nuk janë të gjithë njësoj.

PETAR RISTESKI, DEPUTET NGA VMRO-DPMNE

“VMRO-DPMNE bëri një program politik, Platformën 1198, i cili do të pasqyrohet në programin e qeverisë dhe garanton funksionimin e plotë të sistemit, institucioneve, mbrojtjes së interesave të Maqedonisë, arsimit cilësor, sistemit funksional shëndetësor. Ky program garanton gjithashtu se do të hapë një luftë reale kundër krimit dhe korrupsionit, duke përmirësuar ekonominë dhe mirëqenien e qytetarëve, e gjithë kjo do të thotë një arritje reale dhe jo vetëm deklarative e vlerave evropiane”.

Ai gjithashtu tha VMRO-ja, do ta vendosë në  një rrugë të shpejtë integrimin europian të vendit, ku si prioritet i kësaj qeverie ai tha se është funksionimi i drejtësisë.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING