(VIDEO) Shkup, po mbahet Samiti i Shteteve të Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore

(VIDEO) Shkup, po mbahet Samiti i Shteteve të Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore

Sot në Shkup është mbajtur takimi i Ministrave të Punëve të Jashtme dhe Samiti i Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të pjesëmarrësve të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore, si aktivitete përfundimtare të kryesimit njëvjeçar të RMV-së me Procesin për Bashkëpunim në Europën Juglindore. Në takimin e ministrave të punëve të jashtme kanë marrë pjesë delegacionet e 13 pjesëmarrësve të Procesit, përfaqësues të Bashkimit Europian dhe Këshillit për Bashkëpunim Rajonal.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani theksoi se pjesëmarrësit në proces kanë arritur rezultate të rëndësishme në shumë fusha, por se duhet të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të arritur qëllimin përfundimtar – anëtarësimin në BE.

BUJAR OSMANI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME I BE-SË

Para disa muajve shpëtuam OSBE-në sot e zgjodhëm shefin e ri të Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore. Kjo do të thotë se jemi shëndruar në qendër rajonale ku shpëtohen organizatat ndërkombëtare. Zgjerimi i BE-së është një nga projektet më të suksesshme të paqes në kontinentin evropian që sjell vlerë të pazëvendësueshme në ndërtimin e shoqërive elastike dhe arritjen e progresit dhe prosperitetit ekonomik”.

 

Pas përfundimit të kryesimit të RMV-së me procesin për Bashkëpunim në Evropën Juglindore më 30 qershor, udhëheqësia e të njejtit do ti takojë Shqipërisë. Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë Artemis Malo, tha se udhëheqësia e Tiranës do të jetë tërësisht e përkushtuar në avancimin e arritjeve të PBEJ-së me përforcimin e bashkëpunimit rajonal.

ARTEMIS MALO ZËVENDËSMINISTRE E PUNËVE TË JASHTME E SHQIPËRISË

Dua ta riafirmoj përkushtimin politik të Shqipërisë ndaj marrjes së udhëheqësisë së katërt të Tiranës me PBEJ 2024-2025. Motoja e jonë është ‘Formësimi i ardhmërisë europiane’. Udhëheqësia e Tiranës do të jetë tërësisht e përkushtuar në avancimin e arritjeve të PBEJ-së me përforcimin e bashkëpunimit rajonal, duke përfshirë edhe zbatimin e tregut të përbashkët rajonal, si dhe përshpejtimin e procesit eurointegrues”.

Osmani në fjalimin e tij mes tjerash tha se ka pasur një takim me zv.ministren e Greqisë dhe se u bisedua për marrëveshjen e Prespës dhe përkushtimin e dy shteteve fqinjë. “Marrëveshja e Prespës është diçka shumë serioze. Lidhur me marrëveshjen e Prespës u pajtuam që duhet të respektohet . Qeveria nuk është e kënaqur me marrëveshjen e Prespës megjithatë është marrevëshje ndërkombetare dhe ajo duhet të respektohet”, tha Osmani.

Pas takimit ministror, mbahet edhe Samiti i Shefave të Shteteve dhe Qeverive të PBEJL-së, ku nikoqire është presidentja Gordana Siljanovska.

Krahas RMV-së pjesë e Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore janë edhe Greqia, Sërbia, Kosova, Mali i Zi, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Moldavia, Sllovenia, Rumania dhe Turqia.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING