(VIDEO) MASH ka përpiluar ditarin e ri elektronik, pas testimit do të fillojë zbatimi zyrtar i tij

(VIDEO) MASH ka përpiluar ditarin e ri elektronik, pas testimit do të fillojë zbatimi zyrtar i tij

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, me mbështetjen financiare nga IPA fondet e Bashkimit Europian, përpiloi sistem të ri të integruar për punën elektronike të shkollave, i cili përfshin edhe ditar të ri elektronik. Ata theksojnë se zyrtarisht do të zbatohet gjatë vitit të ri shkollor 2024-2025, pasi më parë të ketë kaluar periudha e testimit në disa shkolla fillore dhe të mesme.

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS

Pasi të përfundoj plotësisht faza e testimit, do të vijojë proces i migrimit të të dhënave nga ditari deritanishëm në ditarin e ri elektronik, por edhe vendosja e të dhënave shtesë në softuer nga shkollat. Është paraparë të organizohen trajnime për shfrytëzim nga të gjithë mësimdhënësit”.

Ata njëkohësisht njoftojnë se edhe kontrollet fillestare tashmë janë realizuar në koordinim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës me Byronë e Zhvillimit të Arsimit, Inspektoratin Shtetëror të Arsimit, Qendrën Shtetërore të Provimeve dhe me mësimdhënësit e shkollave. Gjithashtu, sipas MASH janë organizuar trajnime për administratorët e IT në shkollat ku do të pilotohet ditari elektronik dhe integrimi i sugjerimeve të reja të mundshme.

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS

Zgjidhja e re softuerike do t’i tejkalojë sfidat me të cilat mësimdhënësit, administratorët, prindërit/kujdestarët dhe vetë nxënësit janë ballafaquar në periudhën e kaluar, sepse të gjitha sugjerimet e tyre janë marrë parasysh në procesin e krijimit të sistemit”.

Në ndërkohë, MASH shpreh mirënjohjen e saj për të gjithë aktorët në procesin e krijimit të sistemit të ri të integruar për punën elektronike të shkollave, ndërsa veçanërisht për Bashkimin Europian, i cili siguroi mbështetje financiare dhe logjistike në këtë proces dhe i cili në vazhdimësi mbështet përpjekjet për dixhitalizimin dhe modernizimin e Arsimit në Maqedoninë e Veriut. /SHENJA/

 

MARKETING