Lorik Cana në përkrahje të Kombëtares ndaj Italisë

Lorik Cana në përkrahje të Kombëtares ndaj Italisë

Ish-kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana, do të jetë prezent në stadiumin e Dortmundit për ta përkrahur Shqipërinë në ndeshjen ndaj kampiones në fuqi të Evropës, Italisë.

Në një video të postuar të martën nga Federate Shqiptare e Futbollit, Cana është shprehur se bashkë me ish-lojtarët e tjerë të Shqipërisë do të jenë në mbështetje të skuadrës së drejtuar nga përzgjedhësi brazilian Sylvinho.

“Me plotë dëshirë dhe kënaqësi, unë si Lorik dhe gjithë ish-lojtarët e ekipit kombëtar do jemi prezent së bashku me delegacionin për të mbështetur ekipin tonë kombëtar në ndeshjen e parë ndaj Italisë. Forca Shqiptaria dhe sa më lartë”, u shpreh Cana.

MARKETING