MPB demanton se në një automjet të MPB-së, i drejtuar nga një zyrtar i punësuar në Ministri, është gjetur drogë

Lidhur me konstatimet e paraqitura në një pjesë të mediave për informim publik për një rast ku shofer i punësuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme në automjetin zyrtar të asaj ministrie është kapur nga nëpunësit policorë dhe në automjet është zbuluar drogë, Ministria e Punëve të Brendshme mohon kategorikisht një informacion të tillë si jo të saktë.
MARKETING
Gjegjësisht, me datë 16.04.2024, nga nëpunësit policorë pranë Njësisë së Punëve të Brendshme Kërçovë në ora 22:35 në Kërçovë, është ndalur automjeti në pronësi të MPJ-së (marka Renault) i drejtuar nga personi Q.B., ku është kryer kontrollë rutinore në të cilën nuk janë gjetur sende me interes për shërbimet. Sipas detyrës zyrtare, i është dërguar shkresë Ministrisë së Punëve të Jashtme për verifikimin e pronësi së sëautomjetit dhe urdhrin e mundshëm për drejtimin e automjetit, të cilën drejtuesi nuk ia ka dorëzuar nëpunësve policorë.
Kështu, Ministria e Punëve të Brendshme edhe një herë hedh poshtë të gjitha spekulimet për ekzistimin e ndonjë rasti dhe u bën thirrje mjeteve të informimit publik – duke pasur parasysh transparencën e plotë të Ministrisë – të kontrollojnë të gjitha çështjet në interes të tyre në shërbimet përkatëse të Ministrisë së Punëve të Brendshme, para se të marrin karakter spekulativ dhe tendencioz që dëmton Ministrinë si dhe kredibilitetin e mjeteve të informimit publik.