(VIDEO) Kuvend, formohen komisionet për organizimin e organeve shtetërore

(VIDEO) Kuvend, formohen komisionet për organizimin e organeve shtetërore

Me 11 vota PËR Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime ka pranuar kërkesën e ish presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski për suspendimin e së drejtës për pension që ai e ka dorëzuar në Kuvend më 15 maj. Sipas Ligjit, ish presidenti i vendit ka të drejtë të kërkojë nga shteti pension, për shkak se për gjatë 5 viteve ka qenë në krye të shtetit.

Pas zgjedhjeve presidenciale, Pendarovski ka deklaruar se nuk do ta shfrytëzojë pensionin që i takon ligjërisht dhe ka njoftuar se do të kthehet si profesor në një koelgj amerikan ku do të marrë pagë, duke hequr dorë nga privilegjet e tij. Për tre punjonjës nga kabineti i tij presidencial, Pendarovski ka kërkuar nga shteti një sallë dhe një punëtorë për përgatitjen e pjesëmarrjes në ngjarjet në vend dhe në botë që do t’i ketë si ish-kryetar i shtetit.

Gjithashtu, Komisioni Parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime pranoi propozimet për përbërjen e rë të Komisionit të Sistemit Politik, dhe të Komisionit Legjislativ.

Për kryetar të Komisionit për Sistem Politik u zgjodh Lupço Prenxhov ndërsa zëvedëskryetar u zgjodh Jovan Jauleski. Për këtë komision u zgjodhën edhe 14 anëtarë dhe 14 zëvendës anëtarë.

Ndërsa, për kryetar të Komisionit Legjislativ u zgjodh Aleksandar Veljanovski, kurse zëvendësues i tij, u zgjodh Boban Nikollovski. Edhe për këtë komision u zgjodhën 14 anëtarë dhe 14 zëvendës anëtarë.

Kryetari i Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, në fund informoi se ka nënshkruar kërkesë për ndërprerjen e apanazhit të ish ministrti të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe Vesna Bendevskës, pasi në katër vitet e ardhshme do të jenë deputetë.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING