(VIDEO) Bejxhan Iljaz dhe Salih Murat nuk do t’i bashkohen VLEN-it

(VIDEO) Bejxhan Iljaz dhe Salih Murat nuk do t’i bashkohen VLEN-it

Kryetari i TDP-së, Bejxhan Iljaz, ka kundërshtuar si të pavërteta pretendimet e Izet Mexhitit se deputetët e tyre mund të bëhen pjesë e shumicës së re të drejtuar nga VMRO-ja. Bejxhan në një deklarate për TV SHENJA ka thënë se ju bënë thirrje drejtuesve të VLEN-it të merren me punën e tyre.

BEJXHAN ILJAZ, KRYETAR I TDP-SË

“Ne fjalën tonë e kemi thënë, jemi bërë pjesë e Frontit Europian dhe vazhdojmë të jemi pjesë e saj, e ndërsa nëse ndokush ka ndonjë propozim në lidhje me këtë çështje, atëherë fjala i bie partisë mandatare, që tashmë është nismëtare e formimit të qeverisë. Pra, qartazi dua të theksoj se, për ne si pjesë e Frontit Europian është tepër e rëndësishme ruajtja e vullnetit të popullit, ku ne do të jemi kundër çdo përpjekjeje ku cenohet vullneti i popullit”

Ai ka theksuar se e ka vështirë ta besojë një situatën ku Izet Mexhiti dhe Arben Taravari të cilët më shumë flasin për Frontitn Evropian sesa për atë se çfarë do të bëjnë ata.

Edhe Salih Murat nga Lëvizja e Turqve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci, i cili u zgjodh deputet nga Aleanca e Frontit Europian në zgjedhjet parlamentare në një prononcim për TV SHENJA, i ka dënuar si të pavërteta pretendimet e Izet Mexhitit se deputetët e tyre mund të bëhen pjesë e shumicës së re.

SALIH MURAT, LËVIZJA E TURQVE TË MAQEDONISË PËR DREJTËSI DHE DEMOKRACI

“As unë dhe askush nga ekipi jonë, nuk kemi asnjë komunikim as me VLEN dhe as me ndonjë përbërje tjetër, dhe për momentin nuk mendojmë se na duhet një komunikim i tillë. Ne jemi pjesë e Frontit Europian me parimet tona, ndërkaq besoj që parimet dhe principet tona në këtë koalicion janë afatgjatë, në përputhje me interesat tona dhe të qytetarëve tanë. Si përbërje, jemi aleanca e dytë më e votuar dhe e përkrahur nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut”

Salih Murat deklaroi se VLEN duhet të lë anësh politikat e tyre shpifëse, duke theksuar se ata ofendojnë turqit, romët dhe boshnjakët me propagandën e tyre në emër të “votave të pastra”. “Këtu lind pyetja, A nuk janë të pastra votat që i japin turqit për ata në Gostivar, Vrapçisht, Shkup, Kërçovë e vende të tjera?”, ka deklaruar ndër të tjera Murat. /SHENJA/

 

MARKETING