Drejtori i Klinikës “Naum Ohridski” tregon për gjendjen shëndetësore të njërit nga të plagosurit tek rruga e Plastikave
Në përleshjen e armatosur që ndodhi mbrëmë vonë, një person humbi jetën ndërsa dy të tjerë u plagosën.
Drejtori i Klinikës “Naum Ohridski”, Lubren Arsenkov, në deklaratë për TV SHENJA, ka treguar për gjendjen e 24 vjeçarit, T.A i cili është sjellë në klinikën e tyre.
“Rreth mesnate është sjellur pacient me plagë nga arma e zjarrit në pjesën e pasme të kraharorit dhe plumbi ka përfunduar në pjesën eshtërore të segmentit torakal të boshtit kurrizor. Është operuar menjëherë, nga mëngjesi është në gjendje stabile, nga kujdesi intensiv, në kohë të shkurtë nëse është mirë do të transferohet në repart”, tha drejtori Arsenkov.