MPB me komunikatë: Një i vdekur dhe dy të plagosur te rruga e “Plastikave”
Policia ka dhënë detaje në lidhje me përleshjen e armatosur në rrugën e Plastikave që ka ndodhur mbrëmë vonë.
“Më 26.05.2024 rreth orës 23.40 në SPB Shkup është denoncuar në bulevardin ‘Nikolla Karev’ ka patur të shtëna. Në orën 23.45 nga Spitali i përgjithshëm ‘Naum Ohridski’ është denoncuar se tek ata me lëndime trupore është sjellë T.A (24) nga Shkupi. Në orën 23.51 nga kompleksi i Klinikave ‘Nënë Tereza’ është denoncuar se tek ata le lëndime nga armë zjarri janë sjellur O.B (19) dhe A.I (29), të dy nga Shkupi, ku pas ndihmës së ofruar, në orën 99,45 A.I ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ata shtojnë se po ndërmarrin masa për zbardhjen e rastit.