“Erë” e re, Marotta takohet me amerikanët e Oaktree, Interi dhe nyjet e të ardhmes

“Erë” e re, Marotta takohet me amerikanët e Oaktree, Interi dhe nyjet e të ardhmes

Dita e sotme ishte mjaft e rëndësishme te Interi, pasi pronësia e klubit zikaltër kaloi nga Zhang tek amerikanët e Oaktree. Ky ndryshim erdhi si pasojë e faktit se kinezët nuk shlyen dot borxhin e marrë, duke bërë kështu që e vetmja zgjidhje të ishte kjo.
Në fakt, sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, sot ka pasur një takim mes Oaktree dhe drejtuesve të Interit, ku u dhanë udhëzimet e nevojshme. Siç shihet, i pranishëm ishte CEO Giuseppe Marotta, së bashku me, Alejandro Cano (Bashkëdrejtues i Evropës për Strategjinë e Mundësive Globale të Oaktree) dhe Katherine Ralph (Drejtore e menaxhimit strategjik së Mundësive Globale të Oaktree). Është shpejt për të folur, por te Interi në qershor do fillojnë të mendojnë për merkaton në hyerje dhe në ndalje, ndërsa një vëmendje të veçantë e meriton edhe plani ekonomik.

MARKETING