Alexander Sorloth shënon katër gola, ndeshje e çmendur Villareal – Real Madrid

Alexander Sorloth shënon katër gola, ndeshje e çmendur Villareal – Real Madrid

Futbollisti Alexander Sorloth është trim i ndeshjes.

Ai shënoi katër për Villarealin në përballje me kampionin e ri, Real Madridin, në takimin e javës së parafundit (37-të) të kampionatit spanjoll.

Ndeshje e çmendur mes Villarealit dhe Real Madridit dhe me kthesa në rezultat, e cila ka përfunduar baras (4:4)..

Reali avancoi me 1:4, por u barazua rezultat 4:4.
Për Realin shënuan Guler (14′ e 45+2′) e Joselu (30′), Lucas (40′) dhe për Villarealin realizuan Serloth (39′, 48′ , 52′ e 56′).

Reali kryeson me 94 pikë e Villareali renditet në pozitën e tetë me 52 sosh.

MARKETING