Manchester City “mbretëron” në Premier League, titulli i katërt radhazi

Manchester City “mbretëron” në Premier League, titulli i katërt radhazi

Manchester City është kampion i Premier League për sezonin 2023-2024. Të besuarit e Pep Guardiolës triumfuan 3-1 ndaj Uest Ham në javën e fundit të kampionatit, në një sfidë spektakolare. Haaland me shokë mbyllin sezonin me 91 pikë, 2 pikë më shumë se Arsenal. Sa i takon ndeshjes, dopieta e Foden vendosi ndeshjen në shinat e duhura, ndërsa goli i Kudus shërbeu vetëm për statistikë, pasi Rodri thelloi shifrat në fillimin e pjesës së dytë.
Manchester City “kurorëzon” kështu sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, për ta ky është titulli i 10-të në histori dhe i katërti radhazi. Skuadra nga Manchesteri numëron 27 fitore, 7 barazime dhe vetëm 3 humbje. Ky grup mund të marrë në shtëpi për këtë sezon të tjerë trofe, pasi luajnë finalen e FA Cup ndaj rivalëve të qytetit të Manchester United.
Arsenali duhet të provojë sërish vitin tjetër për të arritur te suksesi në Premier League, sot ekipi i Artetës fitoi 2-1 me Everton. Vlen për t’u përmendur fakti se Chelsea do të jetë në Conference League.

MARKETING