KHF Çairi humb finalen kundër Gjorçe Petrovit
Ekipi i Gjorçe Petrovit është fitues e Kupës së Maqedonisë në hendboll në konkurrencën e femrave. Ata në finale mposhtën ekipin e Çairit, me rezultatin 36-24.
“Deri në minutën e 24-të, skuadra e Çairit ishte një rival i barabartë, në fillim të pjesës së parë kishim edhe kontrollin e rezultatit, por jo edhe fuqi të mjaftueshme për të kapërcyer, para së gjithash për shkak të fondit të vogël të lojtarëve në stol dhe lodhjes së ekipit ndaj duelit në gjysmëfinale me Vardarin.
Golashënuesja më e mirë u shpall Lenora Rahmani nga ekipi jonë ndërsa Magdalena Kojović po ashtu u shpall portierja më e mire”, qëndron në njoftimin e klubit nga Cari.
Çairi këtë sezon në superligë është në vendin e dytë si nënkampion dhe me arritjen në finale të Kupës shtetërore përmbyll vitin më të suksesshëm të klubit.