(VIDEO) Aksident mes tre veturave në Kërçovë, lëndohen rëndë 5 persona

(VIDEO) Aksident mes tre veturave në Kërçovë, lëndohen rëndë 5 persona

Pesë persona kanë mbetur të lënduar në një aksidentë që ka ndodhur të premten në mbërmje në  Kërçovë. Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi  se në  orën  22:55 në SP Kërçovë është paraqitur një rast aksidenti në rrugën Kërçovë – Osllomej. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur mes makinës “Fiat” e drejtuar nga S.D (18), automjetit “Vw passat” e drejtuar nga D.D (33) dhe automjetit “Audi” edrejtuar nga V.H (59), qw të gjithë nga Kërçova.

MARKETING

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

Në aksident me lëndime të rënda trupore ka përfunduar bashkëudhëtarja në automjetin “Fiat”, ndërsa me lëndime kanë përfunduar edhe shoferi dhe një bashkëudhëtar i tyre. Shoferi i automjetit “Vw passsat” dhe bashkudhëtari i tij Q.R (30), po ashtu kanë marrë lëndime trupore që janë vërtetuar në spitalin e Kërçovës.

Për t’i parandaluar këto aksidente në trafik, policia ka ndërmarrë disa masa, duke vendosur kamera dhe duke shtuar dënimet për të gjithë shoferët, të cilët nuk i respektojnë rregullat e komunikacionit, e sidomos ata të cilët lëvizin me shpejtësi më të madhe se ajo e lejuara.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING