(VIDEO) Aziri: Fronti Europian do ta ankimojë të administrativja vendimin e KSHZ-së

Fronti Evropian reagon kundër vendimit të KSHZ-së për rivotim në disa vendvotime. Sipas tyre, pas konstatimit se Fronti është forca e dytë politike, forcat politike, VMRO-DPMNE, LSDM dhe VLEN po bëjnë të pamundurën për të kontestuar legjitimitetin e fituar nga Fronti më 8 maj. Pas marrjes së vendimit të KSHZ-së, të njejtin thotë Aziri se do ta ankimojnë në Gjykatën Administrative.
MARKETING
Elmi Aziri, Fronti Evropian
“Në mënyrë jo të drejtë dhe me mbivotim si në kohërat e monizmit KSHZ u soll vendim për rivotim në disa vendvotime në zonën 5 dhe 6 pikërisht në vendvotime ku fitues janë palët ankimuese…Ju informojmë se menjëherë pas marrjes së vendimit, të njejtin do ta ankimojmë në Gjykatën Administrative, ku do të dëshmohet tentative e koordinuar politike politike maqedonase dhe opozitës shqiptare për ti marrë mandatet e Frontit Evropian”.
Ai tha se kanë alarmuar të gjitha institucionet përkatëse dhe faktorin ndërkombëtar sepse kanë informacione që ndaj anëtarëve të KSHZ-së, se ditën e premte janë dhënë instruksione partiake në selitë e tyre nëpërmjet presionit politik. Theksojnë se këto vepra janë vepra penale dhe Fronti Evropian do të merr të gjitha masat dhe do të shfrytëzojë të gjitha format demokratike për të mbrojtur votën e lirë të qytetarëve.
Emine Ismaili /SHENJA/