Bisedë telefonike Cipras-Zaev: Theksohet rëndësia e respektimit të Marrëveshjes së Prespës

Bisedë telefonike Cipras-Zaev: Theksohet rëndësia e respektimit të Marrëveshjes së Prespës

Rëndësia që ka mbështetja deri në fund e Marrëveshjes së Prespës dhe bashkëpunimi mes dy vendeve për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, ashtu edhe për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimorë në periudhën e tensioneve të mëdha në rajon, e kanë theksuar në bisedën e tyre të sotme telefonike ish kryeministrat Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev.

Cipras dhe Zaev kanë biseduar për ngjarjet politike tek ne, ndërsa përveç rëndësisë së Marrëveshjes së Prespës, sipas informacioneve të MIA-s nga Athina, theksuan edhe “sa hipokrit dhe i rrezikshëm është populizmi nacionalist që është zhvilluar në të dyja anët”.

Paralelisht ata ranë dakord që në periudhën e ardhshme të ndërmarrin nisma të përbashkëta për mbështetjen dhe zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, për avancimin e marrëdhënieve midis popujve të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe për paqen dhe stabilitetin në rajonin e gjerë.

MARKETING