Arjanit Hoxha: Të mos lejojmë këta në opozitë me ndihmën e Mickoskit t’ua presin krahët shqiponjës
Kryetari i Partisë Demokratike Evropiane, Arjanit Hoxha nga tubimi i Frontit Evropian në Tetovë, dërgoi disa porosi për siç i quajti “marionetat e Mickoskit në taborin e opozitës”.
“E para, me siguri ju kujtohet, çdo tubimi për zgjedhjet presidenciale e fillofshin me Albin Kurti, Albin Kurti, ku humbën me 40 mijë vota nga Bujar Osmani e harruan Albin Kurtin dhe shkuan të Mickoski. E dyta na akuzuan se Fronti Evropian nuk e ka votën e pastër shqiptare sepse në koalicion kemi parti turke, boshnjake dhe rome, për të cilën jemi krenarë që i kemi por do i dëshmojmë gjithë botës se do të punojmë që të gjithë në këtë shtet të ndihen të barabartë dhe jo të majorizuar”, tha Hoxha.
Hoxha tha se ka një thënie popullore: “Pula mbetet pulë, edhe nëse ja vendon krahët e shqiponjës. Prandaj, të dashur vëllezër dhe motra mos të lejojmë këta në opozitë tu ja presin krahët shqiponjave”, deklaroi Hoxha, raporton SHENJA.